E çuditshme, Monza i ndanë rrugët me Ranocchian vetëm një muaj pas transferimit të tij!

Aventura e Andrea Ranocchias në Monza ka marrë fund. Andrea Ranocchia dhe Monza kanë ndërprerë kontratën sot në mënyrë konsensuale. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra italiane.
“AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe Klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus sot. AC Monza falenderon Andrean për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen” thuhet në njoftimin e Monzas.
Mbrojtësi italian po përballej me një lëndim të pësuar në ndeshjen ndaj Napolit. Nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj ndarje kaq të shpejt të ish-mbrojtësit të Interit me skuadrën e Berlusconit./Indeksonline/
