75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

E çuditshme, në Rahovec dikush i vodhi 272 metra binar të hekurushës

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dëmtim apo asgjësim i pronës publike, vjedhje e rëndë.

Një person ka raportuar se në fshatin Mrasor të Rahovecit dikush i ka vjedhur 272 metra binar të hekurudhës.

Fsh. Mrasor, Rahovec 23.11.2020 – 10:20. Ankuesi mashkull  kosovar raporton se nga persona të pa njohur janë vjedhur 272 metra binar të hekurudhës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/