75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

E çuditshme por e vërtete: Ariana Grande zgjidhet imazh i “Givenchy” falë flokëve bisht!

Jemi mësuar që ta shohim Ariana Granden me flokët e kapura bisht në shumë prej daljeve të saj publike. Por duket se tashmë bishti i flokëve të Arianës ka tërhequr vemendjen e firmës prestigjoze “Givenchy”, të cilët kanë vendosur ta bëjnë imazh të kompanisë.

Kishim dëgjuar për personazhe të njohur që të bëheshin imazhe të firmave të ndryshme, por të bëhet imazh bishti i flokëve tingëllon paksa çuditshëm.

Givenchy ka lajmëruar klasifikimet për një javë nëpërmjet videove ku këngëtarja qëndron në profil dhe bishti i flokëve të saj valvitet.

E pra duket se me këtë model flokësh, Ariana ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe jo vetëm kaq!/Blitz/