75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 11 Mars 2021 / C E

E çuditshme: Qytetarëve po iu ndalet telefoni kur po kalojnë te “Rruga B”

Një shqetësim është hapur në një grup publik të kryeqytetit.

Një anëtare e grupit është ankuar se sa herë kalon nga rruga “B”, ku telefoni i saj “Samsung” po ristarohet edhe pse bateria është e mbushur, e kjo duket se është një çudi e madhe.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe shumë komentues, të cilët kanë pasur një përvojë të tillë me telefonat e tyre.

Nuk dihet nëse ndonjë antenë e rrjetit ose ndonjë pajisje tjetër elektrike është shkaktar që telefonat të ristarohen vetvetiu. /IndeksOnline/