E çuditshme se ku përfundoi kjo veturë në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë!

Një veturë e tipit “BMW” ka përfunduar në një vend të çuditshëm.
Teksa ishte duke lëvizur në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, vetura është parë të ketë ngecur në disa shkallë të kësaj lagjeje.
Në redaksi të Indeksonline është dërguar një fotografi që tregon qartazi veturën, e cila ngeci në këtë vend, mjaft të çuditshëm për t’u ndaluar ndonjë automjet.

Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj pati ndonjë person të lënduar dhe se si ndodhi ky rast./Indeksonline’/