10:33 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

E çuditshme se si gjyqtari nuk e ndëshkoi Messin me të kuq!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë barazoi me Alaves në një ndeshje në kuadër të  xhiros së tetë në La Liga.

Messi ishte i nervozuar në këtë përballje, ku për një moment ka mundur lehtë të ndëshkohet edhe me të kuq nga gjyqtari, shkruan IndeksOnline


“Jashtëtokësori” bëri një veprim të pahijshëm në minutën e 39’të takimit, pasi goditi gjyqtarin qëllimisht me top, por ky i fundi i dha atij vetëm kartonin e verdhë.

Por në këtë ndeshje me të kuq u ndëshkua futbollisti i Alaves, Jota.