E çuditshme, shfaqen tre diej në qiellin e Kinës (Video)
Për dy orë, banorët e qytetit kinez Harbin, patën rastin të shijojnë një spektakël interesant.
Bëhet fjalë për fenomenin e tre diejve, pasi kristalet gjashtëkëndore reflektojnë dritën e diellit, duke bërë që nga qielli i vërtetë të reflektojnë edhe dy diej të vegjël, transmeton Indeksonline.
Për aq kohë sa ndodh ky fenomen, presioni atmosferik është i qëndrueshëm, temperaturat bien dhe akumulohen retë.
Ky fenomen quhet parhelion dhe paraqitet një herë në mijëra vite. /Indeksonline/