“E çuditshme, sot 20 vjetori i masakrës në Reçak, ndërsa po nis puna e Gjykatës Speciale për shqiptarët”
Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se është e çuditshme se sot përkutjojmë 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, dhe po tani po ka filluar punën Gjykata Speciale për shqiptarët. Murati ka thënë se UÇK meriton përulje e nderim, e jo ndëshkim.
“Po jetojmë në kohë të çuditshme. Sot po përkujtojmë 20 vjetorin e masakrës së Reçakut dhe krimit të forcave serbe në Kosovë, një krim jo vetëm i pandëshkuar por edhe i papranuar nga Serbia, si shumë krime të tjera në Kosovë.
E në anën tjetër, jemi dëshmitar të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, në të cilin të dyshuar e të gjykuar do të jenë vetëm shqiptarët dhe përfaqësuesit e UÇK-së.
Të përulemi e nderojmë dëshmorët e viktimat civile, të mësojmë nga e kaluara, ta respektojmë luftën tonë për liri e UÇK-në, në mënyrë që edhe sot, edhe nesër të ecim më të sigurt në këtë botë me plotë stuhi” shkruan Murati në Facebook./Indeksonline/