E çuditshme, Zhegrova në formën më të mirë por nuk ftohet nga Challandes

Edon Zhegrova po kalon formën më të mirë prej se u transferua te Baseli në Zvicër.
22-vjeçari e mbylli sezonin me 30 paraqitje në elitë duke shënuar 3 gola në 7 ndeshjet e fundit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Zhegrova nuk është i lënduar dhe ka qenë në dispozicion për tu grumbulluar me ekipin kombëtar të Kosovës, por përzgjedhësi Bernard Challandes nuk e ka ftuar fare.
Ende nuk dihet arsyeja pse selektori zviceran e ka marrë këtë vendim.
/Indeksonline/