14:54 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E dashura 23 vjet më e re e Di Caprios, një super femër

Camilla Morrone është një modele 22-vjeçare e lindur në Buenos Ajres, e cila me bukurinë e saj e ka pushtuar zemrën e aktorit të njohur hollivudian Leonardo di Caprio.

Ajo takohet me Leonardon që nga viti 2017 dhe lidhja e tyre duket se po shkon rrugës së duhur, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Camilla u pa teksa po shëtiste me stilistin e saj Micah Schifman në rrethinë të West Hollywood-it.

Ajo u pa mjaft elegante dhe kishte vënë në pah bukurinë e saj, duke dëshmuar se është një super femër.

Morrone edhe njëherë e dëshmoi se jo rastësisht ia ka pushtuar zemrën e njërit nga aktorët më të njohur në botë, 45-vjeçarit Leonardo di Caprio. /Indeksonline/