75 Mall Live Search
08:49 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

E dashura kanos ish-in, në Lipjan, pas mesnate

Në Kosovë nuk po sulmohet vetëm gjinia femërore, shkruan IndeksOnline.

Një vaki tjetër ka ndodhur në Lipjan të martën pas orës 24:00.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është arrestuar pasi që ka kanosur ish-të dashurin e saj.

Ajo është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 14.01.2020-00:25. Është arrestuar e dyshuara femër k-shqiptare pasi që  ajo pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish- të dashurin e saj. Ajo është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/