15:50 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / AR

E dashura e DiCaprios nuk përmbahet, ia fut duart aktorit në të pasme

Leonardo DiCaprio u fotografua në një përqafim të dashur me të dashurën e tij të re Vittoria Ceretti në një festë të Halloweenit në Los Angeles të shtunën.

Aktori 48 vjeçar, dhe modelja 25 vjeçare, u panë në një festë në të cilën ata shkuan së bashku, teksa në një moment Ceretti futi duart e saj në pjesën e pasme të pantallonave të shkurtra dhe e kapi pjesën e pasme të aktorit, shkruan DailyMail.

Dëshmitarët e këtij momenti eksplicit i thanë TMZ se ylli i “Killers of the Flower Moon” duket se po bënte të njëjtën gjë me të dashurën e tij të re, modelen e cila ka mbi 1.6 milion ndjekës në Instagram.