75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 28 Mars 2024 / AR

E dashura e Leonardo DiCaprio-s fotografohet me unazë në gisht

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti nxitën thashetheme për një fejesë të mundshme me vetëm një detaj.

Ata u fotogarfuan duke drekuar në Los Angeles të martën dhe gjithë vëmendjen e mori unaza në gishtin e modeles italiane.

Leonardo dhe Vittoria, kanë muaj të tërë që përfliten për lidhjen e tyre.

Janë parë bashkë në shumë raste edhe në tapetin e kuq dhe mediat shkruajnë se po kalojnë kohë me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa sa i përket fejesës, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.