18:10 / E Premte, 06 Maj 2022 / A. M.

E dashura e re e “detyroi” Kanye West të mungojë në ditëlindjen e të birit

Kanye West dhe e dashura e tij, kanë udhëtuar për në Japoni, ndërsa ish gruaja e tij, Kim Kardashian organizoi një festë për ditëlindjen e djalit të tyre.

Chaney Jones postoi një foto në Instagram Story, ku shihet duke u përqafuar me West teksa qëndronin së bashku duke parë rrugën “Omotesandō” në Tokio.

Reperi “i pashpirt” duket se ka preferuar një udhëtim romantik me Chaney në vend të ditëlindjes së të birit, Psalm.

Fansat vunë re gjithashtu se West dhe Jones kanë qenë gjithë ditën jashtë dhe duke eksploruar qytetin, përfshirë këtu dhe rrugët e “Shibuya”.

Postimi i Jones në Instagram u publikua përpara se Kardashian të postonte disa foto dhe video nga festa e ditëlindjes së djalit të saj me West, Psalm.

Festa e bukur e cila u organizua me temën e “Hulk” përfshinte një hyrje të madhe e dekoruar e gjitha me tullumbace jeshile, një tortë ditëlindjeje po ashtu ngjyrë të gjelbërt, me një grusht Hulk-u që dilte prej saj.

Vetë West ende nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale në lidhje me pushimet e çiftit apo ditëlindjen e djalit të tij. (Ai nuk ka qenë aktiv në Instagram që nga një pezullim i shkurtër në mars dhe për herë të fundit ka postuar në Twitter në 2020.)  /Indeks Online/