75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

E dashura e re e Eros Grezdës, familjare e aktores së njohur

Eros Grezda u kthye sërish në vëmendjen e medias rozë.

Edhe pse nuk e ka konfirmuar me ndonjë deklaratë, fotot e shpërndara hapur zbuluan lidhjen e tij të dashurisë me Ajsel Abazin.

Vajza bukuroshe, kusherirë e aktores dhe modeles Almeda Abazit, nuk është e panjohur për publikun shqiptar.

Ajsel në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, mori pjesë në “The Voice of Albania” dhe u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati.

Më pas në moshën 17-vjeçare mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”.

Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo u rikthye këtë vit me një këngë të re që titullohet “Si unë”.