10:30 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

E dashura e re e Pique duket fiks si Shakira, zbulohet foto e parë e 23-vjeçares!

Ishin nga çiftet më të adhuruara në botë.

Gerard Pique dhe Shakira i dhanë fund lidhjes pas 12 vitesh së bashku dhe ishte nga ndarjet më mediatike, e cila vazhdon të komentohet akoma.

Raportet sugjerojnë se pabesia e Pique ishte në qendër të ndarjes, me të dashurën e tij të re që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.

Shtypi ka qenë shumë në punë duke u përpjekur të zbulojë identitetin e saj, me The Sun duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

Clara Chia Marti fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.

Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e shfaq atë me flokë të gjatë, bjonde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.