16:38 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

E dashura e Ronaldos falënderon kreatoren kosovare, për urimin për ditëlindjen e saj!

E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është një modele mjaft e njohur në të gjithë botën.

Ajo ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të, shkruan Indeksonline.

Ndër urimet e shumta që ajo ka marrë nga persona të famshëm, Georgina ka marrë një urim edhe nga kreatorja e njohur kosovare Lia Stublla.

Madje ajo e ka vënë urimin e Lia-s në InstaStory, si shenj falënderimi ndaj saj.

Kujtojmë që pak kohë më parë Lia kishte punuar një fustan për modelen e njohur Georgina Rodriguez. /Indeksonline/