22:10 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E dashura e Ronaldos i ‘nxeh motorët’ para Sanremos

Sonte po mbahet nata e tretë e festivalit Sanremo.

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez do të prezantoj në natën e tretë përkrah moderatores shqiptare, Alketa Vejsiu, shkruan Indeksonline.

Pak para daljes në skenë, Georgina ka postuar një fotografi teksa ka treguar se është duke u relaksuar.

“Duke i nxehur motorët para Sanremos”, ka shkruar zeshkanja seksi, derisa shihet në një fustan të zi.

Ndryshe, mbrëmë Georgina ishte pranë partnerit të saj, Ronaldo i cili festoj ditëlindjen e 35-të./Indeksonline/