75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

E dashura e Ronaldos shkëlqen në Madrid, ekspozon linjat në fustan elegant

Georgina Rodriguez ka marr pjesë në eventin e njohur “Elle Charity Gala’ që u mbajt në Madrid të enjten mbrëma.

E dashura e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo rrëmbej gjithë vëmendjen në dukjen elegante duke vënë në pah fizikun e saj atraktiv në një fustan të gjatë në të cilin kishte ekspozuar këmbët e gjata dhe gjoksin seksi, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja 25 vjeçare e cila është mjaft e komentuar për linjat e saj dhe bukurinë natyrale edhe këtë herë mahniti me dukjen.

Gerorgina dhe Cristiano kanë së bashku një vajzë ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë nga një nënë sorrogate./Indeksonline/