75 Mall Live Search
22:58 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“E dashura ime është shtatëzënë, por nuk e di nëse babai i fëmiut jam unë”

Një mashkull (25 vjeç) për rubriken “Deidre” të The Sun, ka pyetur psikologun për hallin e tij.

Ai ka treguar që e dashura e tij është shtatëzënë, por që nuk e di nëse ai është babai i fëmiut.

“E dashura ime është shtatzënë, por mund të mos jem babai. Ne jemi bashkë për katër vjet dhe kemi planifikuar të martohemi dhe të kemi fëmijë në të ardhmen. Ajo është 26 vjeç, unë jam 25 vjeç. Katër muaj më parë ndërsa ishin në një fundjavë me shokët e saj, ata shkuan në klub dhe ajo kishte pirë shumë. Ajo thotë se një djalë e ka goditur atë, dhe pas kësaj edhe e ka detyruar për marrëdhënie. Tani ajo është shtatzënë. Ajo thotë se secili nga ne mund të jetë babai i foshnjës. Kam ndjenjën se, nëse foshnja është e imja, ajo do të dëshirojë ta bëjë këtë si një familje”, ka treguar ai.

“Ajo është transferuar pranë prindërve të saj për mbështetje dhe thotë se nuk ka nevojë për burra në jetën e saj tani. Nuk di çfare të bëj? Unë e dua atë dhe dua të jem një familje me të, aq më shumë nëse fëmija është i imi”, ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.

Përgjigja e DEIDRE: Ajo është në një situatë stresuese dhe madje mund të pyesë vetën nëse do ta mbajë fëmijën apo jo.

Thuajini asaj që e doni atë dhe e pranoni që ajo të bëjë zgjedhjet e saj, por sigurojini asaj që, nëse fëmija është i juaji, ju dëshironi të jeni një baba i kujdesshëm dhe që dëshironi të jetoni së bashku si familje.

Kjo do të funksionojë vetëm nëse mund ta falni atë për tradhëti, natyrisht.

Edhe nëse nuk mundeni, nëse testet e ADN-së vërtetojnë se fëmija është i juaji, do të keni përgjegjësi ligjore për të ndihmuar në përkrahjen e fëmijës tuaj – dhe ende mund të jeni një baba i shkëlqyeshëm./Indeksonline/