10:51 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

E dashura jashtë “Për’puthen”? Rrjeti mbushet me foton dyshuese të Atdheut

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku pretendohet se konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu është parë në ditën e të dashuruarve në krah të një vajze tjetër, e cila nuk është pjesë e programit.

Atdheu në fillim kishte hyrë me pëlqim për Anën, e cila u largua më vonë pas skandalit me Arjonin. Ndërsa më pas ai vazhdoi të kishte takime me Sindin dhe Melisën, por kjo e fundit u largua pas shumë thashethemeve për një lidhje të mundshme me ish-konkurrentin, Andin.