09:54 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E dashura u larguar se nuk ishte e kënaqur- si t’ia bëj ta rifitojë atë përsëri?

Një 27 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë për “The Sun”, duke kërkuar ndihmë për ta rifituar të dashurën e cila ishte larguar për shkak se nuk ndihej e kënaqur në lidhjen e tyre.

Tani ai ka kërkuar ndihmë nga psikologu dhe më poshtë gjeni përgjigjen që i është dhënë.

Ky është rrëfimi i tij:

E dashura ime vazhdonte të thoshte se ishte e pakënaqur. Tani ajo është larguar dhe unë dua që ta fitojë përsëri.

Ne jetuam së bashku dhe e injorova atë në fillim kur filloi të më thoshte se po e lija anash.

Unë jam 27 vjeç dhe ajo është 24.

Javën e kaluar ajo u largua duke thënë se kishte nevojë për pak pushim nga lidhja jonë dhe ka  shkuar për të qëndruar me motrën e saj për disa ditë.

Tani ajo thotë se nuk ndjenë të njëjtën gjë për mua dhe nuk është e sigurt se ajo dëshiron të jetë më me mua.

Me ka goditur shumë kjo gjë. I kam dërguar lule dhe e kam pyetur për një takim. Ajo pranoi por tha jo deri javën e ardhshme.

Ajo mezi i përgjigjet teksteve ose thirrjeve dhe unë jam i frustruar. Ajo ka thënë që ta lija vetëm, dhe mos ta kontaktoja derisa të më kontaktojë ajo mua.

Përgjigja:

Ju duhet të kontrolloni frustrimin tuaj dhe të lypni për një shansë të dytë.

Sigurohuni që të shini gabimet tuaja dhe nuk do t’i përsëritni më ato. Pastaj ndaluni te ajo dhe jepjani kohën që i nevojitet. Megjithatë, mos prisni pafundësisht.

Nëse ajo ende ndihet e njëjtë brenda një muaji, ju duhet të pranoni se është e vendosur për ndryshim.

Kjo do të ju dëmtojë, por do të jetë më e mirë për të dy./Indeksonline/