10:58 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

E dashuruar marrëzisht, Adelina i bën dedikimin romantik bashkëshortit

Adelina Tahiri nuk e fsheh asnjëherë dashurinë që ka për bashkëshortin e saj, avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Madje këngëtarja shqiptare këtë e shpreh në pothuajse secilin postim që e bën në rrjetet sociale.

E më ndryshe nuk ishte as këtë herë, kur Adelina publikoi një “InstaStory” në të cilën ka shkruar “vetëm thirra të të them të dua”, ndërsa shihet së bashku me burrin e saj në një darkë romantike.

Ndërkohë, kujtojmë se Adelina dhe Serjozha janë prindër të një djali.