13:30 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / A. M.

E dëmtoi reputacionin e Xhakajve, Zana Avdiu në ballinën e mediave zvicerane!

Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku ka publikuar ballinën e gazetës së madhe zvicerane, Blick.

Aty është pasqyruar deklarata e Ragip Xhakës, babait të Granitit, kundrejt analistet Zana Avdiu.

“Disa orë para ndeshjes më të rëndësishme të Zvicrës në histori, kryelajm në ballinën e gazetës Blick është reagimi i Zana Avdiut për gjestin e Granitit dhe replikat e babait të tij ndaj Zanës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

May be an image of 1 person and text that says 'Blick| WM DE|FR FR DE Ukraine Corona-Zahlen Leserreporter Calvinle Weil sie Sohn Granit kritisierte Papa Xhaka geht im Kosovo-TV auf Aktivistin los'