10:30 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / AR

E detyroi të kryenin seks oral, Snoop Dogg paditet për përdhunim

Një grua pretendon se Snoop Dogg e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo ngjarje thuhet se ka ndodhur në vitin 2013.

Gruaja, e cila identifikohet si Jane Doe, thotë se me 29 maj 2013, kishte marrë pjesë në një shfaqje të Snoop në Kaliforni, ku pas përfundimit të koncertit ajo ishte ftuar të shkonte në shtëpinë e tij, transmeton Indeksonline.

Sipas padisë, të siguruar nga ‘Rolling Stone’, ajo u shpreh se ka pësuar sulme të dyfishta, nga Snoop si dhe peshkopi Don Juan.

Ajo pranoi të shkonte te Snoop Dogg sepse supozohej se po filmonte serialin e ri, dhe pretendonte të bëhet pjesë e tij por që Snoop nuk e kishte punësuar sepse ajo kishte refuzuar të bënte seks oral.

Snoop e mohon gjithë këtë histori duke thënë se janë një grumbull gënjeshtrash.

Një burim për TMZ thotë se gruaja ka kërkuar 10 milionë dollarë si dëmshpërblim, por që kërkesa i është refuzuar./Indeksonline/