E detyroi të miturën të dal me të, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Evlia Qelebi” në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka detyruar një të mitur të dal me të.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili përmes rrjetit social ka kanosur dhe detyruar të dalë në takim viktimën moshë e mitur femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/