75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / k.v

E detyron të miturën të vjedh gjësende në shtëpinë e saj, pranga një personi në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se e ka detyruar një femër të mitur të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia  e saj.

Rasti është hapur si ngacmim të dielën në mesditë në stacionin e Policisë në Podujevë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/