75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 21 Prill 2026 / AR

E dhimbshme, Aida Doçit i vdes personi i afërm

Dita e sotme ishte e kobshme për këngëtaren Aida Doçi.

Me anë të një postimi në Instastory tregoi se ka ndërruar jetë gjyshja e saj, shkruan Indeksonline.

“Sot u nda nga kjo jete gjyshja ime e dashur. Një grua e fortë, me zemër të madhe e besim të rrallë.

Fëmijëria ime do të mbetet gjithmonë lidhur me të – me ngrohtësinë, buzëqeshjen dhe dashurinë që na dhuronte sa herë shkonim tek ajo.

Lutem që Zoti ta mëshirojë dhe ta bëj banore të Xhennetit, sepse ajo e meriton më shumë se kushdo.

Pusho në paqe, gjyshja ime”, shkroi ajo.

Ngushëllime./Indeksonline/