E dhimbshme, aktori zbulon se është diagnostikuar me kancer
Ken McNickle ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer.
Ylli i reality show-t e dha lajmin përmes një postimi në Instagram, ku shprehu keqardhjen që nuk ishte kujdesur për shëndetin e tij “më mirë dhe më herët”, transmeton Indeksonline.
“Siç kam thënë edhe më parë, nëse keni një shqetësim shëndetësor, mos e neglizhoni. Shkoni dhe kontrollohuni. Nuk ka asnjë arsye të vlefshme për të mos e bërë. As edhe një.”, ka shkruar ai.
McNickle nuk zbuloi se për çfarë lloji kanceri bëhet fjalë dhe as nuk dha detaje mbi planet e tij të trajtimit.
Postimi i tij përfshinte disa fotografi të realizuara në zyrën e mjekut, ku ai shihej i ulur me disa fasha ose ngjitëse të bardha në kraharor. Mbi fotografi, ai kishte shtuar një mesazh ku pranonte se ndonjëherë ndihet sikur dëshiron të dorëzohet, por më pas mendon për familjen e tij dhe gjen forcën për të vazhduar.

“Sepse gjithmonë ekziston një zgjedhje. Dhe unë po zgjedh optimizmin, shëndetin, lumturinë dhe bindjen se shpirti më mbështet. Dhe më e rëndësishmja, po zgjedh dashurinë”, shtoi ai.
Ken McNickle u bë i njohur në vitin 2016 kur mori pjesë në sezonin Survivor: Millennials vs. Gen X. Ai punon si model dhe trajner jete (life coach) në Colorado./Indeksonline/


