12:59 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

E dhimbshme: Babai i Mateos: Dua të vdes e ta shikoj djalin, nuk e dua jetën

Babai i Matos Vasiut, me lot në sy është shprehur se nuk e do më jetën. Teksa ishte duke marshuar drejt qendrë së qytetit, i ati i të miturit tregoi se autori e dërgoi 8-vjeçarin për të blerë bukë e më pas i mori jetën.


“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them” , tha babai.