75 Mall Live Search
22:50 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

E dhimbshme, Ballkani mposhtet nga Sivasspori

Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të Grupit G në Conference League.

Kampioni i Kosovës u mposht në stadiumin “Fadil Vokrri” nga skuadra turke Sivasspor, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ballkani e mbylli pjesën e parë në epërsi 1-0, me golin e Armend Thaqit në minutën e 36-të.

Por në pjesën e dytë skuadra e Sivassporit arriti ta përmbys rezultatin.

Fillimisht Hakan Arslan barazoi rezultatin në minutën e 72-të.

Nëntë minuta më vonë, Sivasspori shënoi golin e epërsisë me Karol Angielskin.

Me këtë fitore, Sivasspor ka marr kryesimin e Grupit G me 7 pikë aq sa ka edhe CFR Cluj.

Slavia Praga dhe Ballkanin kanë nga 4 pikë, por skuadra çeke është në vendin e tretë për shkak të golldallimit./IndeksOnline/