75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / H F

E dhimbshme deri në palcë, pasi humbi prindërit, vdes edhe djali nga aksidenti në Llapushnik

Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, 19-vjeçari nga Llapushniku i Drenasit, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 gusht në rrugën Prishtinë–Pejë.

Plagët e marra në aksident rezultuan fatale për të riun, i cili nuk arriti t’u mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, transmeton IndeksOnline.

Nga i njëjti aksident, humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të rëndë për familjen./IndeksOnline/