75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 10 Mars 2023 / B O

E dhimbshme dhe skandaloze, palestra e Istogut në gjendje të mjerë, 15 vite ndërtim por shiu po e shkatërron çdo ditë!

Palestra e Istogut ishte bërë e famshme në Kosovë. Jo për diçka tjetër, por për kohën rekorde të ndërtimit të saj. Plot 15 vite i janë dashur palestrës së Istogut për tu ndërtuar e për tu vënë në gatishmëri të sportistëve të këtit qyteti.

Por as 15 vite s’kanë qenë të mjaftueshme që kjo palestër të ndërtohet siç duhet.

Sa herë që bie shi, parketi i palestrës mbulohet nga uji. Trajneri i Klubit Basketbollistik Istogu, Fikret Shatri ka publiket pamjet e fundit nga kjo palestër.

Pamje të dhimbshme dhe skandaloze shihen në këtë ambient sportiv në të cilin zhvillojnë garat dy ekipe që në ligat e tyre janë lidere.

KH Istogu është lider në hendbollin kosovar dhe KB Istogu është lider në ligën e parë të basketbollit kosovar./Indeksonline/