75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

E dhimbshme, futbollisti i Atletico Madridit ndërron jetë në moshë të re

Lojtari i të rinjëve të Atletico Madrit, Christian Minchola ka humbur jetën në moshë shumë të re, vetëm 14 vjeç.

Ai luante në të rinjtë e Atletikos dhe lajmin e hidhur e ka dhënë klubi madrilene.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. I gjithë klubi ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 14-vjeçarit.

Njoftimi i klubit:Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlétiko Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje.