E dhimbshme, futbollisti i KEK-ut këput ligamentin e këmbës në stërvitje

Klubi futbollisti i KEK-ut përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se futbollisti i tyre, Endrit Hashani ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.
Hashani pas një dueli në stërvitje ka këputur ligamentin e këmbës së majtë, transmeton Indeksonline.
Futbollisti i KEK-ut pritet që të bëj testet dhe ta shohë sa do të jetë jashtë fushave.
Pauza e koronavirusit ka bërë që futbollistët të pësojnë lëndime të ndryshme./Indeksonline/