75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 25 Janar 2024 / L K

E dhimbshme, humb jetën i riu nga Gjilani, u vetaksidentua

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vetaksident në fshatin Miresh i Vogël të Gjilanit.

Për pasojë ka humbur jetën i riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i vogël aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan” thuhet në njoftim./Indeksonline/