08:22 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, katërvjeçari vdes pas trajtimit tek dentisti

Një 4 vjeçar ka ndërruar jetë pas nënshtrimit të një procedure dentare në Oakland.

Rasti i vdekjes së tij po hetohet pasi Ly Tri Dung është trajtuar në ordinancën e dhëmbëve për të rinj më 24 prill.

Familja e djalit tha se pas dy dozave të anestezisë, djalit iu ndërpre frymëmarrja.

Ai u dërgua pastaj në spital ku u shpall i vdekur një ditë më vonë.

Familja e djalit emigroi në SHBA nga Vietnami në vitin 2017./Indeksonline/