75 Mall Live Search
23:19 / E Enjte, 30 Janar 2025 / H F

E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.

Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni. Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar lokacionin me shirita, ndërsa hetuesit e Policisë, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.