75 Mall Live Search
21:31 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme: Kjo është gruaja kosovare, shtatzënë, që vdiq sot në një aksident trafiku

Mirvete Deliu Abazi është gruaja që vdiq sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në dalje të Parteshit, respektivisht në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Indeksonline mëson se e ndjera ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Abazi punonte si infermiere në QKMKF të Vitisë

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se fëmija është dërguar me lëndime në spital.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Parteshit, përkatësisht rrugën Gjilan-Ferizaj. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një femër, viktimë shqiptare. Ndërsa, një fëmijë është dërguar me lëndime për në Spitalin Rajonal i Gjilanit. Njësitë e Policisë gjenden në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ai. /Indeksonline/