75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 22 Maj 2025 / H F

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e varur në oborrin e QKUK – ishte paciente në Psikiatri

Resmije Jashari është gruaja që u gjet mëngjesin e sotëm e varur me kabllo elektrike në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë, ku po trajtohej. Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas aktin tragjik jo larg klinikës ku qëndronte e hospitalizuar.

Trupi i saj është gjetur nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në momentin e gjetjes, viktima ishte e veshur me rroba të stilit fetar që përdoren nga gratë muslimane, transmeton Sinjali.

Policia, njësitet hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, përfshirë edhe mosveprimin apo neglizhencën e mundshme të stafit të Klinikës së Psikiatrisë.