10:34 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

E dhimbshme, legjenda e WWE-së përballet për të dytën herë me kancerin

Bret Harti, ish- luftëtar i WWE-së është diagnostikuar me kancer lëkure.

Harti, i cili në 2016 u ballafaqua me kancer në prostatë u rikthye pas ndërhyrjes, teksa u hap duke folur prapë për shëndetin e tij.

Ai në Instagram shkroi: “Qëllimi për vitin 2020 e më gjatë: Vendosni më shumë krem dielli”.

Ai u vërshua nga komentet e ndryshme, duke i uruar sukses në kalimin e kësaj sfide./Indeksonline/