10:45 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E dhimbshme, lutja e 13 vjeçares që lufta e la në karrocë (Video)

13 vjeçarja nga Jemeni me deformime në trup për shkak të luftës u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të ndalojnë luftën.

Lufta që po zhvillohet në Yemen u ka marrë jetën 10 mijë njerëzve ndërsa 3 milionë njerëz u janë shkatërruar shtëpitë e tyre, transmeton Indeksonline.

Amran Yemen, ka mbetur në karrocë për shkak të deformimeve në trup nga lufta e cila ka filluar që 1002 ditë.

Ajo ka shkuar në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë, është ulur në karrige, ka shkruar e mësuar, por sot e ka problem të bëjë një gjë të tillë.

Asaj i mungojnë lojërat me fëmijë. Prandaj, ajo ka shprehur një mesazh për paqe.

Mesazhin e plotë të saj ndiqeni në videon më poshtë: