75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushi Unik Statovci

Ka kohë të gjatë që vogëlushi Unik Statovci po qëndronte në spitalin Tirsova të Beograd-it, për t’u shëruar pasi lindi me një sëmundje të rëndë.

Uniku ishte diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri. Por është i dhimbshëm fakti se Uniku ka ndërruar jetë dhe varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 14:00 në Batllavë të komunës së Podujevës, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që ishin të shumtë njerëzit vullnetarë që kontribuuan me aq sa patën mundësi për të ndihmuar Unikun për t’u shëruar.

Ngushëllime familjes./Indeksonline/