75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

E dhimbshme: Vdes një i ri nga Prishtina, në një aksident tragjik, në Gjermani

Një qytetar nga Kosova që jetonte në Gjermani, ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në shtetin ku vepronte.

Viktima është Jetëlir Hasani, ndërsa lajmi i mortjes është dhënë nga familjarët e tij, ku kanë bërë të ditur se ai do të varroset sot në varrezat e qytetit, në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Ky është njoftimi i familjes së të ndjerit.

Njoftim:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri ynë:

Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 05.11.2020 (e enjte) në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Prishtinë, në Dragodan.

Ndërkohë, e pamja mbahet në lagjen “Tophane” në Prishtinë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

E pikëlluar: Familja Hasani