15:37 / E Premte, 13 Dhjetor 2019

E dhimbshme: Në shtëpinë e çiftit të helmuar janë ende zbukurimet e dasmës

Në shtëpinë e vogël në fshatin Xhyrë të Librazhdit janë ende të varura zbukurimet e dasmës.

Rezarta Hajdari, vetëm 19 vjeçe dhe Olsiani 27 vjeç u martuan të dielën e 8 dhjetorit. Zakoni e do që zbukurimet të qëndrojnë edhe për disa ditë në shenjë mbarësie por dhe për të treguar se në atë shtëpi ka festë dhe gëzim.

Por sot në mëngjes familja është tronditur në momentin kur ka gjetur çiftin të helmuar. Rezarta është gjetur e pajetë ndërsa Olsiani ndodhet në spital dhe mjekët thonë se paraqitet me parametra jetësorë normale.

Mjekët kanë regjistruar diagnozën “suspekt intosikacioni nga???”

Në banesën e vogël njëkatëshe jetonte cifti i ri me prindërit e Olsianit

Familjarët janë të tronditur dhe nuk dinë të gjejnë arsyen e këtij veprimi ndërkohë policia dyshon per vetehelmim por nuk perjashtohen pistat e tjera. Po punon për të zbardhur ngjarjen.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” informoi policia e qytetit.