75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

E dhimbshme: Një 19 vjeçar nga Mitrovica e një 31 vjeçar nga Prizreni vdesin nga Covid19

Një 19-vjeçar nga Mitrovica ka humbur betejën me Covidin-19.

Kështu ka bërë të ditur në raportin 24-orësh IKSHPK-ja të publikuar pak minuta më parë.

Ndërsa bashkë me të edhe 6 persona të tjerë gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën.

Brenda 24-orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).