E dhimbshme! Një tifoz i Bayernit mbrëmë ndërroi jetë në stadium

Një tifoz i Bayern Munchen mbrëmë në “Allianz Arena” ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes së UEFA Champions League.
Ai ishte duke shikuar ndeshjen e klubit të zemrës kundë Benfica-s e cila u mbyll me rezultatin minimal 1:0, shkruan Indeksonline
Tifozi kishte probleme me shëndetin dhe ndërroi jetë në shkallët e stadiumit.
El FC Bayern está de luto: la muerte ensombrece el 1-0 ante Lisboa.
— FC Bayern München Español (@FCBayernES) November 7, 2024
En el partido de la ronda preliminar de la Liga de Campeones contra el Benfica de Lisboa, la victoria del FC Bayern por 1-0 quedó relegada a un segundo plano debido a un triste acontecimiento. Una urgencia… pic.twitter.com/wwF43CyHnT
Edhe pse menjëherë kur gjendja e tij u përkeqësua ndërhyri emergjenca, por nuk arritën ta shpëtonin tifozin në fjalë – i cili thuhet se dha frymën e fundit rrugës për në spitalin më të afërt.
Skuadra nga Gjermania përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për familjarët e tifozit duke thënë se fitorja ndaj portugezëve ishte krejt në plan të dytë./Indeksonline/