E dhimbshme: Pas një aksidenti që ndodhi dje, vdes 6-vjeçari nga Gjilani

Ka vdekur në moshën 6 vjeçare Florian Matoshi si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur dje.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebookut babai i tij Musli Matoshi.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!
T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…
Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan”.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë i ditur ky rast.
Aty thuhet se fëmija mori lëndime të rënda pasi janë rrëzuar dyert e metalit.
“Fsh. Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan 04.08.2021-11:00. Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”.