75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme: Po zbrazet Maqedonia, familjarët e të afërmve i vendosin këpucët në mes të Shkupit!

Në mot me shi e të prekur në zemër qytetarët në Maqedoni kanë bërë një veprim interesant dhe mjaftë prekës para Bashkësisë në Shkup.

Ata në shenjë pakënaqësie ndaj politikave shtetërore që i kanë detyruar shumë qytetarë të braktisin vendin, i kanë vendosur këpucët e të afërmeve të tyre para ndërtesës së Bashkësisë, transmeton Indeksonline.

Siç edhe shihet në këto pamje, njerëzit rënd i kanë vendosur këpucët para bashkësisë.

Numër i madh i qytetarëve janë parë gjatë këtij aktiviteti./Indeksonline/