E dhimbshme: Portieri i Gallatës rrezikon karrierën, thyen këmbën gjatë ndeshjes

Po zhvillohet ndeshja në mes të Rizespor dhe Galatasaray në kuadër të javës së 27-të të Superligës turke.
Por kjo ndeshje nuk ka qenë aspak me fat për portierin e Gallatës, Fernando Muslera, shkruan Indeksonline.
Ai është lënduar rëndë dhe u zëvendësua në minutën e 24-të të ndeshjes.

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se Muslera ka thyer këmbën.
Një lëndim i tillë do ta mbaj jashtë fushave portierin për të paktën gjashtë muaj. /IndeksOnline/
